Ministri i jashtëm grek Niko Kotzias është takuar në Athinë me komisionerin europian për zgjerimin, Johannes Hahn. Sipas raportimeve të mediave greke, të dy biseduan për rolin strategjik të Athinës në disa cështje që lidhen me politikat e zgjerimit europian, në mënyrë të vecantë për sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Për sa i përket Tiranës, kreu i diplomacisë greke i raportoi Hahn për mbledhjen triditore që u mbajt në Kretë në muajin nëntor së bashku me homologun shqiptar Ditmir Bushati. Kotzias konfirmpoi se bisedimet do të vazhdojnë këtë herë në Korcë në 20 janar të vitit të ardhshëm. Ministri i jashtëm grek u shpreh se dëshironte që cështjet e lëna pezull me Shqipërinë të zgjidhen sa më shpejt. Kjo sepse Athina dhe Tirana nuk janë të interesuara t’i lënë të pazgjidhura përgjithmonë meqënëse përbëjnë një pengesë në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./abcnews.al