Nikos Kotzias thotë se çështja çame nuk ka qenë teme diskutimi me palën shqiptare gjatë bisedimeve dypalëshe. Në një përgjigje ndaj shefit për marrëdhëniet me jashtë të partisë opozitare Nea Demokracia, Jorgos Kumocakos, në parlament, Kotzias shprehet se bisedimet me homologun e tij, Ditmir Bushatin, janë fokusuar në çështjet dypalëshe për të cilat ka pasur mosmarrëveshje apo janë lënë në harresë në 70 vitet e fundit.
Ministri i Jjashtëm grek beson se “ka pasur progres substancial drejt gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për këto çështje, për të mirën e përbashkët të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre dhe në përputhje me rregullat dhe vlerat evropiane “.
Në të njëjtën kohë, ai thekson se ka një “përmirësim te klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare”, rezultat i dialogut të hapur mes dy palëve, tani i certifikuar edhe me akte konkrete. Kotzias i referohet ndryshimit të qëndrimit të qeverisë shqiptare për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri, veçanërisht në miratimin e zbatimin e dy ligjeve që kanë të bëjnë me marrëveshjen e vitit 2009./abcnews.al