Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka mbërritur në Shkup në kuadër të një vizite dy ditore.
Mediat maqedonase raportojnë se kjo është hera e parë që një zyrtar grek vjen në vend në rrugë ajrore, gjë që lidhet me ndërrimin e emrit të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.
Kotzias do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev, dhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, për t’iu prezantuar drejtpërdrejt draft-propozimet greke e për të dëgjuar mendimin e Shkupit zyrtar rreth tyre./abcnews.al
Kotzias në Shkup/ Mediat: Takimi përfundimtar për emrin
schedule10:23 - 22 Mars, 2018
schedule 10:23 - 22 Mars, 2018