Kotelja që ngjan me Baby Yoda shpëtohet nga zjarret në Kaliforni

schedule13:25 - 28 Shtator, 2020

schedule 13:25 - 28 Shtator, 2020

Një kotele e vogël që u shpëtua nga zjarret në Kaliforni gjatë fundjavës është quajtur “Baby Yoda” për ngjashmërinë e saj me personazhin e “Star Wars”. Zjarrfikësit gjetën kotelen, rreth 2 deri në 3 javëshe në mes të rrugës ndërsa luftonin me zjarret në Kaliforninë Veriore.

Kotelja u gjet nga zjarrfikësit në mes të rrugës, “e mbuluar me tym dhe hi”, sipas postimit në Facebook nga grupi i shpëtimit. Për shkak të ngjashmërisë së madhe me Baby Yoda, nënkryetarja e grupit të shpëtimit të kafshëve, Norm Rosene tha se kanë patur shumë kërkesa për ta birësuar kotelen.

“Gjatë fundjavës së kaluar, zjarrfikësit shpëtuan këtë kotele të vogël 2 ose 3 javëshe në Strehën e Kafshëve Cal Oak. Ata e gjetën atë në mes të rrugës, shyqyr Zotit!“, thuhet në njoftim.

Foshnja kotele shpëtoi nga zjarret në Kaliforni.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!