Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas pretendimeve të aktorit Laert Vasili se ishte dhunuar nga artistët pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Manjani e ka etiketuar Vasilin si ‘qenin’ e qeverisë, të cilin kjo e fundit e dërgon natën për të grisur afishet te Teatri.
Statusi:
“Kot thamë që qeveria nuk ka qen!
I lëshon natën te Teatri për të grisur afishet.
Meriton dekoratë dhe jo qafore ortopedike fallco në krevat spitali, ku as këmbët nuk i shtrin si çdo i sëmurë tjetër.
Dekoratën “qen i pushtetit”, për kontribut të spikatur provokues dhe që ja çpif publikut. Këtë dekoratë e jep Bashkia..
Çfarë pizevengësh!!!” shkruan Manjani./abcnews.al