TIRANË- Analisti Artur Nura thotë se lëvizjet e e fundit të Ervin Salianjit e kanë shqetësuar shumë kreun aktual të Partisë Demokratike Sali Berishën.
Ai theksoi se sulmet dhe etiketimet në adresë në Salianjit, Sali Berisha i bën për faktin se ndihet i kapur në befasi, kur shikon numrin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe anëtarëve të PD, në takimet e Salianjit.
Gjatë diskutimit në “Tirana Live”, Nura u shpreh në mënyrë figurative se Partia Demokratike duhet të ndërrojë “kostumin e vjetër”, pasi nën drejtimin e Sali Berishës, kjo parti do të mbetet në kuotat aktuale.
Ai theksoi se pas Salianjit do të shkojnë dhe persona të tjerë, të cilët kërkojnë që Partia Demokratike të jetë më aktive.
“Çfarë e ka shqetësuar Berishën është takimi i Durrësit. Është pjesëmarrja. E ka shqetësuar fakti se Salianji merr më shumë ndjekës sesa Berisha. Me strategjinë e Berishë, PD do qëndrojë aty ku është. Të rinjtë kërkojnë kostum të ri. Një kostum të ri ia ka ofruar Salianji. Shqetësimi i Berishë janë njerëzit që kanë shkuar aty dhe nuk ishin aty te Berisha, ndaj foli sot për një llogaridhënie. Kanë 13 vjet që e ndjekin njerëzit, por janë të pakënaqur dhe presin mundësi më të mira. Kjo e ka tronditur Berishën. Salianji, mbaje mend, që pas Salianjit do të vijnë të tjerë. Ata kërkojnë një veshje të re dhe një strategji të re”, tha ai.
Megjithatë, Nura thekson se lëvizja e Salianjit nuk do të kalojë pa u “kryqëzuar” nga Sali Berisha. Sipas tij, ky i fundit ka treguar se kundërshtarët brenda partisë nuk i ka falur kurrë, ndërsa solli në vëmendje precedentin me Eduart Selamin.
“Unë pres dhe reagime më të forta. Ai ka qenë i vendosur dhe kundërshtarët e tij nuk i ka falur kurrë, në veçanti ato brenda partisë. Berisha do ketë reagime shumë më të ashpra se kaq, me shpresën se duke reaguar kaq fort, të arrijë të frenojë të tjerët. Mund të kemi rastin që Salianji të mos lejohet të hyjë më në PD, siç ndodhi me Eduard Selamin.Salianji është një model i kundërt i Berishës dhe këtë model po e konsiderojnë njerëzit.”, tha ai.
Sipas tij, Ervin Salianji ka krijuar këtë “lëvizje të re” pasi kërkon që Partia Demokratike të jetë më dinjitoze dhe larg xhaketave të vjetra.
“Kam përshtypjen se Salianji është një nga interlekutor i aleatëve ndërkombëtarë. Nuk besoj se do të faktorizohet duke qëndruar nën kostumin e vjetër. Ai kërkon një PD dinjitoze, jo një parti non grata. Probabiliteti është për të pasur një tërmet në Partinë Demokratike”, u shpreh Nura./abcnews.al

