Që nga nisja e organizimit të “Foltoreve” kanë qënë jo të pakët zërat që kanë ngritur pikëpyetje rreth të ardhurave me të cilat janë financuar këto aktivitete deri tek marrja me qira e “Air Albania.”
Në një reagim të bërë paraditen e së hënës, Komisioni i Rithemelimit të PD shprehet se është kryedemokrati Lulzim Basha ai që po i shpërndan këto, sipas tyre shpifje”, nën panikun e shkarkimit.
Komisioni sqaron se kostot e Foltores dhe Kuvendit do të bëhen transparente brenda pak ditësh. Po ashtu, Foltorja fton Sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi që “shpifjet t’i argumentojë para gjykatës.”
Komisioni i Rithemelimit te PD
“Nen panikun e shkarkimit, deputeti Basha ka shperndare sot ne mediat e paguara nga Edi Rama permes zedhenesve te tij shpifje te perseritura per gjoja kostot e Foltores dhe Kuvendit Kombetar te PD. Se pari, ritheksojme se keto shifra mund te jene reale vetem per eventet qe kane organizuar tash sa vjet njerez afer Lulzim Bashes kur rrjepin financat e PD por ato nuk kane asnje lidhje me realitetin, tregun dhe aq me pak me kostot reale te Foltores dhe Kuvendit te cilat do publikohen me transparence te plote brenda pak ditesh. Per ta bere transparencen jo vetem mediatike por edhe ligjore, Foltorja do ta ftoje zedhenesin e deputetit Basha t’i argumentoje shpifjet e tij para gjykates!” /abcnews.al/