Kostaq Papa braktis grupin parlamentar: Nuk bëj b*thlëpirje

schedule10:26 - 4 Qershor, 2020

schedule 10:26 - 4 Qershor, 2020

Në seancën e Kuvendit ditën e sotme deputeti Kostaq Papa ka marrë fjalën duke u ankuar për administratën e Kuvendit dhe për nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi që sipas Papës ka qëllime dashakeqe dhe i ka prerë fjalën.

Më tej Papa deklaroi se jepte dorëheqjen nga përfaqësimi i tij në grupin parlamentar demokrat ku bën pjesë, pasi sipas tij atje bëhen paudhësi politike.

“Kam respektuar mënyrën e menaxhimit të seancës nga ana juaj, por edhe kryeministri pranoi në seancën e kaluar një mungesë për fjalën e lirë. Jemi në seancën e parë të muajit qershor, qershori është i Çamërisë.

A ka menduar parlamenti shqiptar për të mbajtur një seancë për të çuar përpara çështjen  çame dhe çështjen kombëtare në përgjithësi? Në Shqipëri po mbushen varreza me eshtra qensh dhe nuk kemi një varrezë në Çamëri. Problemi i dytë është harruar interpelanca me ministrin e jashtëm. E treta duhet të rimarrim inisiativën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

E katërta kërkoj gjetjen e një instrumenti në rregullore për tju përgjigjur përpjekjeve teknike të gabuara, për të penguar me teknicitete fjalën  e lirë me qëllime dashakeqe deri në antishqiptare  të nënkryetares Vasilika Hysi.

Kërkoj procedim nga komisioni i etikës kundër saj dhe dorëheqjen e saj nga drejtimi i seancave. Mund të shihni sekuencat e seancave për shkeljet e saj ndaj meje dhe ndaj të tjerëve. Ajo keqpërdor pozicionin e saj, dorëheqja e saj është e pakët.

Në mënyrë periodike për të mbrojtur vlerat e parlamentit duhet të dalë zëdhënësja e parlamentit dhe të përgënjeshtrojë me fakte mediat që sjellin antivlera ose vetëm të prodhojnë lajme të rreme në dëm të parlamentit dhe deputëtëve.

Një media pardje ka marrë nëpër gojë tre deputetë të cilët gjendjet civile mund të verifikohen se ku janë. E lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqjen prej tij duke lënë paudhësitë politike, po i lë në pseudodemokracitë e tyre.

Nuk kam ndërmend të merrem me asnjërin individualisht, as me prezantime fiasko papagalle por do merrem me fenomenet politike dhe fshehjen që duan ti bëjnë pas shpine demokracisë dhe fasadës që duan të veshin për përfitime personale, për bythëlëpirje. Ska asnjë parlament të botës….(i ndërpritet fjala)”, tha Papa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!