Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ shpall të shtunën rezultatet përfundimtare

schedule15:16 - 25 Tetor, 2025

schedule 15:16 - 25 Tetor, 2025

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në orën 18:00 do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

KQZ sot certifikoi edhe Listën Votuese për raundin e dytë të votimit për këto zgjedhje që mbahet më 9 nëntor.

Balotazhi do të mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot, njofton Klankosova.tv

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në këto 18 komuna është 1 milion e 346 mijë e 397 votues.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!