Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata lë në paraburgim ish-bashkëshortin dhe dy të dyshuarit e tjerë

schedule11:05 - 25 Qershor, 2024

schedule 11:05 - 25 Qershor, 2024

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29.11.2023 në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Ndaj Naim Murselit rëndon vepra penale e vrasjes së rëndë në bashkëpunim, kurse për Plavën rëndon vepra penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa për Kushtrim Kokallën marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

I dyshuari i katërt, i cili sipas prokurorisë është i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, T. D. do mbrohet në liri sipas vendimit të Gjykatës Supreme të datës 17.04.2024.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!