Kosovë, tre futbollistë largohen nga grumbullimi i përfaqësueses

schedule13:23 - 8 Nëntor, 2021

schedule 13:23 - 8 Nëntor, 2021

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje në muajin nëntor, miqësoren me Jordaninë dhe ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Për këtë ndeshje do të mungojnë tre lojtarë. Sipas asaj që njofton FFK-ja Elbasan Rashani, Lirim Kastrati dhe Bersant Celina, nuk do të jetë gati për këto sfida.

“3 futbollistë që ishin pjesë e listës së përzgjedhësit Gliha nuk do t’i bashkohen ekipit në këtë grumbullim. Elbasan Rashani ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij, kurse Lirim Kastrati e Bersant Celina me kërkesën e tyre për shkak të situatave respektive në klubet e tyre janë liruar nga obligimet me ekipin kombëtar për këtë grumbulli”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Por edhe sulmuesi i Konyaspor Zymer Bytyqi është në dyshim, po ashtu shkaku i një lëndimi.

“Po ashtu mbetet për t’u vlerësuar situata e Zymer Bytyqit, që ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij. Bytyqi është duke i kryer ekzaminimet mjekësore me klubin e tij dhe më pas do të merret vendimi definitiv për të”, njofton FFK-ja.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!