Kosovë/ Thaçi: Shumë shpejt do të formohet ushtria

schedule14:15 - 18 Shkurt, 2018

schedule 14:15 - 18 Shkurt, 2018

Në Prishtinë është zhvilluar një paradë e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë. Presidenti Hashim Thaci ripërsëriti se shumë shpejt do të formohet ushtria e Kosovës.

Hashim Thaçi: “Si president i Republikës së Kosovës jam i vendosur që Republikën e Kosovës së Kosovës ta bëjmë me ushtrinë e tij sa më shpejt që është e mundur. FSK ka efektivat e saj dhe tash e ca kohë, përgatitet, ushtrohet punon dhe vepron si ushtria e mirëfilltë e një shteti. Ushtri profesionale, ushtri multietnike. Forcat e sigurisë së Kosovës janë dhe do të mbeten një nga forcat më supreme të këtij shteti dhe vlera më sublime e këtij vendi. FSK ka në radhët e veta vajza dhe djem, pjesë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. FSK dhe Policia e Kosovës janë fuqia e shtetit të Kosovës,. Janë garanca e sigurisë, e stabilitetit, e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës. Prandaj moment i shumëpritur i zyrtarizimit të ushtrisë sonë është duke trokitur në derën e hapur. Partnerët tanë strategjikë dhe NATO e përkrahin këtë process të ushtrisë sepse janë vlerë tjetër e shtuar e stabilitetit dhe paqes në rajon”./abcnews.al