Kosovë – Serbi/ BE: Të rifillojë sa më parë dialogu

schedule22:34 - 23 Janar, 2018

schedule 22:34 - 23 Janar, 2018

Bashkimi Europian është në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin për rifillimin e dialogut. Burime diplomatike nga Brukseli kanë deklaruar se vrasja e Olivar Ivanoviç nuk duhet ta pengojë procesin.

Bashkimi Europian po punon për rifillimin sa më parë të dialogut teknik mes Beogradit dhe Prishtinës, një proces ky i konsideruar nga Brukseli në interes të të dyja palëve.
Lajmin e bën të ditur agjencia serbe “Tanjug”, e cila citon burime nga strukturat diplomatike të BE-së. Sipas burimeve, Unioni ka mbajtur kontakte të rregullta me Beogradin dhe Prishtinën për të rinisur bisedimet mes ekipeve negociatare, të pezulluara pas vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, më 16 janar.

“Të dyja palët kanë detyrimin të marrin pjesë në dialog, proces të cilin e kanë marrë përsipër”, kanë thënë burimet për “Tanjug”.

Të pyetura lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se bisedimet do të vazhdojnë vetëm kur të sigurohen të dhënat mbi vrasjen e Ivanoviç, ato janë përgjigjur: “Qëndrimi i BE-së është i qartë dhe i pandryshuar dhe dialogu duhet të rifillojë sa më parë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!