Kosovë, partitë politike të vetme në zgjedhje

schedule18:30 - 14 Gusht, 2019

schedule 18:30 - 14 Gusht, 2019

Kur duhet rreth një javë nga seanca që do të shpërndajë parlamentin, partitë politike kosovare duken të prirura të shkojnë në zgjedhje të vetme. Megjithatë, në vartësi të zhvillimeve, ato nuk i përjashtojnë koalicionet zgjedhore.

Tash kur kanë mbetur edhe më pak se një javë për tu mbajtur seanca e thirrur për shpërndarjen e parlamentit kanë nisur edhe negociatat si dhe deklaratat e ndryshme për koalicione të mundshme parazgjedhore ndërmjet partive politike. Partia Demokratike e Kosovës, sipas nënkryetarit të saj Envej Hoxhaj, programin e saj nuk do ta përziej me askënd. Ai thotë se është e pamundur të ketë koalicion parazgjedhor me partitë e mëdha.

Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së: “Ne do të shkojmë në zgjedhje të vetëm. Nuk e përjashtojmë mundësinë për koalicion me ndonjë parti të vogël, por jo me ato të mëdha parlamentare”.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi tha se do të ishte mirë që secila parti të garojë e vetme në zgjedhje që të shihet forca politike e secilit subject. Sipas tij, nëse partitë e tjera vendosin të shkojnë në garë me koalicione, atëherë kjo parti nuk përjashton mundësinë e një koalicioni me VV-në.

Sinkron Arben Gashi, LDK:  “Nëse do të kemi koalicione prej partive parlamentare, si AAK-ja, apo PDK-ja që vendosin të bëhen bashkë, normalisht ne kemi mendimin tonë strategjik dhe preferojmë koalicion opozitar”.

Derisa AAK-ja nuk ka vija të kuqe për askënd, por më e përafërt është me Nismën Social Demokrate dhe PSD-në.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së: “Do bashkëpunojmë me ata që janë për shtetin, që bëjnë 100 për qind shtet”.

Shikuar nga praktika e zgjedhjeve të kaluara partitë e mëdha politike presin gjithmonë momentin e fundit për tu certifikuar në KQZ  si koalicione parazgjedhore apo të garojnë të vetme./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!