Kosovë/ Osmani falënderon aleatët: 24 marsi, dita kur bota demokratike nuk heshti

schedule11:26 - 24 Mars, 2025

schedule 11:26 - 24 Mars, 2025

Presidentja Vjosa Osmani në 26-vjetorin e nisjes së fushatës së bombardimeve të NATO-s, ka falënderuar aleatët që ndihmuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se 24 marsi është “dita kur bota demokratike nuk ka heshtur”.

“Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës. Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur. Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran”, ka shkruar Osmani.

Janë mbushur 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!