Një person ka tentuar të përplasë me automjet zyrtarin policor në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës njofton se polici ishte në kryerje të detyrës, dhe autori teksa ka tentuar që ta godasë atë ka përplasurë makinën e policisë. Ky rast po hetohet dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Mitrovicë Veri 19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al