Kosovë, mblidhen sërish krerët e shtetit

schedule23:59 - 12 Shkurt, 2019

schedule 23:59 - 12 Shkurt, 2019

Krerët e shtetit të Kosovës janë mbledhur sërish mbrëmjen e së martës, në një takim që kishte në fokus zhvillimet e fundit politike në vend dhe në nivel rajonal.

Në përfundim, kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar sërish se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet dhe ka nënvizuar se ajo nuk është vendosur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka përsëritur se taksa mund të hiqet vetëm pasi me Serbinë të arrihet një marrëveshje ligjore gjithëpërfshirëse, që të parashikojë njohjen e Kosovës dhe rrjedhimisht të pasojë me tregti të lirë mes dy vendeve.

“Kjo taksë nuk është as dëshirë dhe as arrogancë e imja, por lus Amerikën, vendi që duam më shumë në botë, të na kuptojë se ne nuk mund t’i nënshtrohemi Serbisë”, ka thënë Haradinaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!