Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Haxhiu për çështjen e presidentit: Partitë politike të heqin dorë nga qëndrimet bllokuese

schedule14:07 - 2 Mars, 2026

schedule 14:07 - 2 Mars, 2026

Teksa Albi Kurti humbet kohë duke insistuar publikisht për emrin e Murat Jasharit si kandidat për president edhe pse ky propozim është hedhur poshtë nga vetë protagonisti, ka qenë kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, që ka folur për çështjen e kreut të ri të shtetit.

Ajo ka kërkuar bashkëpunim mes partive politike për këtë çështje.

“Nuk është koha as për përplasje as për kërkesa të parealizueshme që e largojnë procesin nga thelbi i tij. Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës është i qartë dhe kërkon 80 vota në kuti për dy raunde. Por në raundin e tretë mund t’i kemi vetëm 61 vota për. Pra, është e rëndësishme që t’i kalojmë dy raundet e para me nga 80 vota në kuti, ndërsa raundi i fundit apo raundi i tretë mjafton që t’i kemi 61 vota për. Kjo do të thotë se fryma e saj është qartësisht frymë konsensusi. Asnjë palë e vetme nuk mund ta bëjë. Prandaj duhen diskutime të sinqerta, me kërkesa të arsyeshme dhe jo barrikada të së kaluarës”, ka deklaruar kryetarja e Kuvendit në Kosovë, Albulena Haxhiu.



Haxhiu deklaroi se qytetarët nuk presin më zgjedhje, por pranoi se VV nuk ka ende një emër për president, përfshirë edhe atë të Vjosa Osmanit.

“Kemi shumë punë përpara. Qytetarët presin rezultate, reforma, por edhe stabilitet. Zvarritja e proceseve apo futja e vendit në një cikël të ri zgjedhor do të ishte një kosto e panevojshme politike, por po ashtu edhe institucionale”, ka thënë ajo.

Për të thirrur seancën e parë për zgjedhjen e presidentit duhet të ketë kandidatura që dorëzohen në Kryesinë e Kuvendit më të paktën 30 vota deputetësh.

Këtë të hënë, është njoftuar për një takim të dytë mes Kurtit dhe kreut të LDK, Lumir Abdixhiku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!