Dogana e Kosovës këtë të shtunë ka bërë me dije se ka zhvilluar një aksion në tre zona në veri ë vendit.
Sipas njoftimit, operacioni ka pasur për qëllim kontrollin e bizneseve për shmangie nga tatimi dhe për veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave.
Siç njofton Dogana ky operacion ka rrjedhur pas asnjë incident dhe asnjë të shoqëruar.
“Prishtinë 25 dhjetor 2021 oficerët doganor të asistuar nga Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në Veri të vendit.
Ky operacion ka filluar në orët e para të mëngjesit ku qëllimi ishte të kontrollohen bizneset të cilat operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht dy lokacione në fshatin Zupce dhe një tjetër në fshatin Uglar.
Operacioni ka pasur qëllim kontrollin e bizneseve për shmangje të tatimit si dhe veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave. Operacioni ka rrjedhur pa asnjë incident.
Dogana e Kosovë në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj , me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e doganës. /abcnews.al