Kosova zgjeron listën e afganëve që do të strehojë

schedule22:50 - 21 Gusht, 2021

schedule 22:50 - 21 Gusht, 2021

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e pikës 2 të vendimit të Qeverisë Nr.01/26 , për mbrojtjen e personave të rrezikuar nga konflikti në Afganistan. Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 28-të në radhë, në të cilën miratoi vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për çështjen e afganëve.

“Qeveria ka mbajtur mbledhjen e saj të 28-të, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë Nr. 01/26 të datës 16.08.2021 për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas këtij vendimi, mbrojtje e përkohshme dhe e menjëhershme do t’iu ofrohet personave të kualifikuar nën grupin P2 (me prioritet të dytë dhe familjeve të tyre).

“Sipas vendimit të miratuar sot, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve”, njofton zyra e kryeministrit./ Gazeta Ekspres/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!