Kosova, varësi tregtare nga Shqipëria/ Ulet importi i produkteve me 1.2 miliardë lekë

schedule14:35 - 14 Qershor, 2023

schedule 14:35 - 14 Qershor, 2023

Pavarësisht përjepkjeve për të intensifikuar marrdhëniet tregtare dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Koosvës shifrat tregojnë të kundërtën.Në 5 vitet e fundit eksportet shqiptare drejt Kosovës kanë pësuar një rritje modeste.

Në fund të vitit 2022 vlera e mallrave “Made in Albania” të eksportuara drejt Kosovës arriti në 37.7 miliardë lekë, gati 342 milionë euro, një rritje minimale në raport me një vit më parë.

Ndërsa në 4 muaj janë eksportuar 13.2 mld lekë vetëm 422 milionë më shumë nëse e krahasojmë me një vit më parë.

Nëse shohim shifrat e importeve kuptojmë se Shqipëria blen shumë pak mallra nga Kosova e madje në muajt e parë të këtij viti importi është ulur me 1.2 miliardë lekë.
Këto statistika tregojnë se ëshët Kosova e cila ka më tepër varësi ekonomike nga Shqipëria.

Marreveshjet tregtare mes Kosoves dhe Shqiperise ne numer jane 127 por zbatim prej tyre kane gjetur vetem 75.

Ndërkohë që në mbledhjen e radhës që duhej të mbahej midis dy qeverive do të nënshkrueshin e dhe 13 marrëveshje të tjera kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe arsim.

Por, çfarë produktesh eksportojmë drejt Kosovës?
Peshën me të madhe e mbajnë eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metalet, ndjekur nga mineralet e lëndët djegëse, produktet kimike dhe plastike por edhe produktet ushqimore.
Ndërkohë nga ana tjetër pavarësisht se qeveria e Kosovës është zotuar të heqë dorë nga varësia e mallrave serbe dhe të nxisë tregtinë me Shqipërinë, shifrat tregojnë të kundërtën.

Vitin e kaluar Kosova importoi 371.6 milionë euro mallra nga Serbia që rezulton të jetë edhe partneri i katërt i Kosovës në këtë aspekt. I njëjti trend ka vijuar edhe gjatë këtij viti, pasi edhe të dhënat e fundit tregojnë se në prill importet nga Serbia u rritën me më shumë se 6%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!