Kosova U-15 triumfon bindshëm 8-0, Shqipëria mposhtet nga Estonia

schedule18:32 - 19 Shtator, 2019

schedule 18:32 - 19 Shtator, 2019

Janë luajtur sot takimet e para të UEFA Development Tournament, me Shqipërinë U-15 dhe Kosovën U-15 që kanë zbritur në fushë, respektivisht përballë Estonisë dhe Taxhikistanit.

Dardanët e Kosovës kanë triumfuar bindshëm dhe me rezultat tenistik përballë kombëtares aziatike, me rezultatin 8-0. Halimi shënoi dopietë për Kosovën, ndërsa Krasniqi tund rrjetën kundërshtare plot katër herë. Reqican dhe Hodalli vendosën rezultatin final të takimit në 8-0.

Ndërsa Shqipëria është mposhtur me penallti nga bashkëmoshatarët e Estonisë, pasi 80 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim 1-1. Golin për kuqezinjtë tanë e shënoi Kaba (5’)./abcnews.al

UEFA Development Tournament, U-15

Shqipëri – Estoni  1-1 (4-5)
Kaba 5’

Kosovë – Taxhikistan  8-0
Halimi 12’ 47’, Krasniqi 13’ 27’ 52’ 57’, Reqican 73’, Hodalli 80’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!