Kosova “tremb” teknikun e Islandës, Age Hareide del në pension para sfidës me “Dardanët”

schedule16:51 - 26 Nëntor, 2024

schedule 16:51 - 26 Nëntor, 2024

Mund të priste t’i jepte fund me “nder” aventurës së tij tek Islanda, ama nuk zgjodhi të bënte diçka të tillë.

Tekniku norvegjez, Age Haeride ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, duke ndërprerë në mes kontratën me Kombëtaren e Islandës, të cilën e udhëhiqte që prej prillit të këtij viti dhe e renditi në vendin e 3-të të Ligës B të Nations Legue, duke e lënë në një vend “play out”-i.

Si kundërshtar i islandezëve për një vend në Ligën B do të jenë “Dardanët” e Kosovës, me sfidën e parë që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, më 20 mars, ndërsa vetëm 3 ditë më vonë djemtë e teknikut e Marco Foda do të udhëtojnë drejt Islandës, për të mbyllur gjithçka.

Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë karrierës së tij tekniku Age Haeride ka fituar goxha trofe në gadishullin Skandinav, teksa është shpallur 1 herë kampion i Norvegjiësë, me Rosenborg, 1 herë kampion i Danimarkës, me Brondby, dy herë kampion i Suedisë me Malmo e Helsingborgs, si dhe ka fituar 1 herë kupën e Suedisë, me Helsingborgs dhe 2 herë kupën e Norvegjisë me Rosenborg e Molde. /i.m /abcnews.al