“Kosova s’mund ta shmangë dialogun”, analisti: Kërkesa e Osmanit tregon dështimin e Brukselit, pa SHBA nuk është zgjidhur asnjë çështje

schedule16:35 - 28 Shtator, 2023

schedule 16:35 - 28 Shtator, 2023

Analisti Melazim Koci, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, e cilësoi deklaratën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se ‘frenat’ e dialogut me Serbinë duhet t’i marrë në dorë Uashingtoni dhe jo Bashkimi Evropian si një lëvizje të mirë por të vonuar.

Sipas tij, kjo kërkesë tregon dështimin e Brukselit si ndërmjetës në këtë dialog.

“Në përmbajtje është kërkesë shumë e qëlluar, Osmani kërkon gatishmëri për të hartuar draftin dhe përfshirjen direkte në rolin kryesor të SHBA, dhe kjo është kryesorja. Në Kosovë nuk ka mundur deri me tani nga viti ’90 nuk ka mundur të zgjidhet asnjë çështje pa përfshirjen direkte të SHBA dhe nuk ka asnjë dilemë që dhe kësaj radhe nuk është kështu. Osmani ka bërë mirë.

Do të kishte qenë më mirë nëse kjo do të ishte bërë disa muaj më parë sepse diplomacia amerikane do të kishte hapësirë më të madhe manovruese dhe mundësi më të mëdha. Dua të besoj që kjo nismë do të pranohet nga SHBA, nga zoti Blinken ndonëse kam pak rezervë se nuk jam i sigurt nëse ka kohë të mjaftueshme që administrata këtë nismë të zonjës Osmani ta jetësojë. Nëse e vlerësojnë se ka kohë të mjaftueshme, jam e sigurt që do ta pranojnë. Nëse vlerësojnë se nuk ka kohë dhe hapësirë, ndoshta mund të mbajnë një qëndrim më të reëzervuar. Kosova e ka bërë të veten, diçka që duhet të ishte bërë shumë më herët.“, theksoi analisti.

Më tej, analisti theksoi se Kosova nuk mund t’i shmanget dialogut. Ai thotë se edhe në këtë situatë, sidomos pas sulmit të serbëve në veri, dialogu nuk do të prodhojë asgjë. Ndaj, shton ai, duhet të ngrihet dialogu në nivel më të lartë me përfshirjen e iniciatorëve të planit franko-gjerman.

“Kosova nuk mund t’i shmanget dialogut në mënyrë të njëanshme sepse do të merrte përgjegjësinë por në asnjë rrethanë nuk guxon të dalë nga dialogu. dDo të ishte një autogol klasik por është gjë tjetër që dialogu në këto rrethana nuk ka asnjë gjasë të prodhojë rezultat sepse nuk mund të ketë ku kishim një ndërhyrje terroristye nga shteti serb në Kosovë dhe ndërsa ata i quajnë hero viktimat e këtij konflikti. Dialogu në këto rrethana është krejt i pamundur. Prandaj e shoh të logjikshme ngritjen e një dialogu në një nivel tjetër, të atyre që kanë themeluar marrëveshjen franko-gjermane duke shtuar Blinken, një takim disa ditor ku palët do të ballafaqoheshin me logjikën merre ose lere.”, përfundoi analisti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!