Kosova shpall më të mirët, zbulohet edhe formacioni i vitit

schedule19:54 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 19:54 - 23 Dhjetor, 2020

Pasditen e sotme në Kosovë u organizua ceremonia “Laureatët e vitit 2020”, ku u shpallën më të mirët e këtij viti në futboll. Lojtari më i mirë ishte surprizë. Armend Thaqi, që sezonin e shkuar luajti te Prishtina dhe këtë edision te Ballkani ka merituar çmimin prestigjioz.

Aspak surpriza për trajnerin më të mirë, me trajnerin e Dritës kampione, Ardian Nuhiu, që mposhti në këtë garë Ismet Munishin e Ballkanit. Golashënuesi më i mirë i vitit u shpall Mirlind Daku.

Ylli i Ballkanit këtë sezon është pa rivale dhe është bërë makthi i kundërshtarëve. Në vitin 2020 ai luajti në 26 ndeshje dhe shënoi 27 gola, statistika vështirë të arritshme nga dikush tjetër në vitet e ardhshme.

 

Ndërkohë kishte edhe një çmim për lojtarin me të mirë të Kosovës dhe e meritoi ylli i Torinos, Mërgim Vojvoda. Përveç çmimeve të mësipërm është zgjedhur edhe formacioni më i mirë i vitit.

Në 11-shen e zgjedhur dominojnë dy vendet e para të Superligës në sezonin e shkuar dhe këtë edicion, Drita e Ballkani, që përfaqësohen me nga katër lojtarë secila. /abcnews.al

Formacioni mëi mirë i vitit 2020 (4-3-3):
Portier:
Faton Maloku.
Mbrojtës: Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Ardian Cuculi, Arbër Potoku.
Mesfushorë: Hamdi Namani, Endrit Krasniqi, Gerhard Progni.
Sulmues: Mirlind Daku, Xhevdet Shabani, Ermal Krasniqi.
Trajner: Ardian Nuhiu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!