Situata me energjinë elektrike është prej 48 orësh një nga problemet kryesore te qytetarëve në Kosovë. Disa prej komunave kryesore ne vend janë përballur me ndërprerje te energjisë deri në 8 orë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur qeverinë aktuale si “Qeveri të territ”.
Haradinaj ka thënë se tashmë që “Kosova është në kolaps energjetik, po tentohet që faji të i vihet KEDS-it”.
“Kjo Qeveria e territ. Ma patën kundërshtuar me krejt fuqinë, projektin e kontraktuar të termocentralit ‘Kosova C’, që Kosovën e bënte fuqi energjetike, me arsyetimin se çmimi i megavatit prej 80 eurosh, ishte i lartë e sot e paguajnë mesatarisht ka 400 euro; E kundërshtuan gazin amerikan e dolën me bajrak kundër tij; U përfshinë në tregti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës; Kur e morën pushtetin, bojshin hajgare me ‘bojlera e filtera’. Tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i; E shtrenjtuan rrymën për tri herë e asgjë nuk qiten në dritë; Këta kurrë asgjë nuk nxorrën në dritë”, thotë më tej Haradinaj.
/abcnews.al/