I ftuar në studion e “Tirana Live” ka qenë analisti Mentor Nazarko, i cili foli mbi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Ai tha se nëse e shohim nga pikëpamja diplomatike, duket qartë se miqtë e Kosovës dhe kritikës e Serbisë janë distancuar nga Kosova.
Ndërsa sa i përket plannit të brendshëm, Nazarko tha sa kemi njëlloj kompaksie për hapat që po merr qeveria Kurti.
“Linda raportoi se si është situata në këto momente, ajo që mund të them është interpretimi diplomatik.
Duket qartë se edhe ata që janë miq të Kosovës dhe kritik të Serbisë, janë duke u distancuar nga Kosova.
Mungojnë zërat që pro kësaj që qeveria e Kosovës është duke bërë. Që do të thotë që Perëndimi është tërësisht kundër.
Së dyti, në planin e brendshëm. Kemi njëlloj kompaksie në këto hapa që po merr qeveria Kurti. Edhe opozita duket se po e mbështet qeverinë në këtë lëvizje.
Me pak fjalë, situata është e komplikuar deri në atë pikë, sa nuk shihen efektet pozitive për Kosovën. A mund të shihet pozitive vendosja e autoritet të Kosovës më të gjithë territorin, nuk besoj se mund të arrihet” tha Nazarko.
Sa i përket faktit që a ishte ky një veprim i nxituar nga ana e qeverisë së Kurtit, Nazarko tha po, pasi sipas tij shqetësimi kryesor i Perëndimi është “hedhja në erë” e dialogut.
Analisti theksoi se Kosova është duke humbur miqtë e saj ndërkombëtare me shpejtësi të madhe dhe sipas tij kjo humbje e madhe në emër të vendosjes së autoritet në veri nuk është zgjidhje.
“Unë besoj se po. Shqetësimi kryesor që ka Perëndimi, është “hedhja në erë” e dialogut, ose shtytje e dialogut për një kohë të pacaktuar.
Kurti në reagim nuk i jepte hapësirë rritjes së tensioneve, por mbështeste dialogun, sërish kjo duket se është pasoja imediate e veprimeve në veri.
Aq e vërtet është kjo sa Vuçiç u shpreh se situata në veri është me tensionuar se kurrë.
Perëndimi po sheh, se si nëpërmjet një veprimi që duket legjitim, të “hidhet një erë” një proces ku është investuar kaq gjatë.
Kosova është duke i humbur miqtë e vetë ndërkombëtar me shpejtësi të madhe. Po humb burimet e veta diplomatike. Përse? Në emër të vendosjes së autoritetit në veri? Nuk është kjo zgjidhja” u shpreh Nazarko.r.t/abcnews.al