Kosova para zgjedhjeve të parakohshme/ “PDK po luan me dy porta”, Canaj: Vetëvendosja e ka humbur mbështetjen e madhe!

schedule16:26 - 21 Maj, 2024

schedule 16:26 - 21 Maj, 2024

Diplomati Blerim Canaj në një intervistë në “Balkan Update”, në ABC News, foli për situatën politike në Kosovë, zhvillimet e fundit atje, si edhe mundësi nëse vendi do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme.

Gjatë kësaj interviste, ai u shpreh PDK duket se po luan me dy porta, ndërsa theksoi se pavarësisht se Vetëvendosja mund të ketë më shumë avantazh në krahasim me partitë opozitare, tashmë nuk ka më atë mbështetjen e madhe nga populli.

“Ratifikimi i kufirit na shtyu deri në vitin 2023, e njëjta mund të ndodhë me KiE. Edhe nëse e dërgon momentalisht në Gjykatë Kushtetuese nuk di se cili do të ishte përfitimi. Sa i përket situatës politike dhe asaj se çfarë ka menduar PDK, e shoh si qëndrim që mbështetet pas asaj që e ka përmendur; se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Si duket tani duan të tregojnë se janë të gatshëm kurdo që mbahen zgjedhjet. A është kjo një qëndrim i mençur?,- nuk di çfarë të them. Zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë një fushatë një javë apo dy, dhe kjo nuk është e mirëpritur për opozitën sepse e dimë që VV duhet të ketë një buxhet shumë të mirë për zgjedhje këtë herë dhe kjo e bën të jetë në përparësi me partitë opozitare. Nuk e di se si i bëjnë llogaritë, por mund të ketë zgjedhje edhe mund të mos ketë. Mund të them që Vetëvendosje nuk do të ketë atë përqindjen e madhe me të cilën u krenua. Sepse po e shohim të gjithë se nuk ka më atë mbështetjen e madhe”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!