Analisti Mentor Nazarko ka qenë i ftuar në studion e “Tirana Live” në ABC News ku komentoi mbi vendimin që Parlamenti Evropian do të marrë sot për heqjen e vizave për Kosovën.
Nazarko tha se kjo është një nga ditët e rëndësishme që lidhet me këtë vendim të rëndësishëm.
Ai thekson se PE nuk ka qenë aktori më i rëndësishëm në lidhje me këtë vendim, pasi kanë qenë ministrat e brendshëm dhe Këshilli evropian më parë.
“Është nga ditët e rëndësishme që lidhet me këtë vendim të rëndësishëm. PE nuk është në lidhje me këtë vendimmarrje aktori më i rëndësishëm. Kanë qenë ministrat e brendshëm dhe më pas Këshilli evropian.
PE dhe më herët ka miratuar një rezolutë në favor të këtij vendimi, ndaj nuk pritet të këtë surpriza.
Ky vendim duhet të ishte marrë vendim më 2016, Kosova është një vend që pasur më shumë kushte se të tjerët” tha Nazarko.
Analisti shtoi se liberalizimi i vizave për Kosovën është i lidhur me ecurinë e marrëveshjes së arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
“Çështja hyri në një spirale vonesash. Liberalizmi është i lidhur me ecurinë e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë.
Pavarësisht se po kryhet një hap i tillë, sërish mund të ketë ndonjë surprizë që lidhet me ecurinë e negociatave.
Në negociata Kosovë- Serbi, është arritur marrëveshja e Ohrit, e cila ka një moment të rëndësishëm që është zbatimi i saj.
Ajo është marrëveshja e marrëveshjeve dhe në këtë kuptim zbatimi i saj është momenti kryesor.
Po jepet liberalizimi me shpresën se do të filloj zbatimi në terren i njërës prej marrveshjeve.
Nëse bëhet, pas do të kemi edhe një karrot tjetër, që mund të jetë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës” shtoi analisti.
Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndalet në do të ketë ngecje në marreveshjen Ohrit sipas Nazarkos. r.t/abcnews.al