Analisti Selam Hajrizi në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, foli për situatën politike në Kosovë, marrëdhëniet me ndërkombëtarët duke u ndalur edhe tek dialogu Kosovë-Serbi.
Gjatë kësaj interviste, analisti theksoi se Kosova nuk ka pasur aspak progres në politikën e jashtme. Gjithashtu ai shtoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka krijuar një situatë tensionuese sa i përket marrëdhënieve me ndërkombëtarët.
“Ndonjëherë përçarjet me SHBA-të duke u bazuar edhe në kontekstin ndërkombëtar dhe vështirësitë që ofron diplomacia është e fokusuar diku tjetër, edhe në luftën në Ukrainë. Ne nuk kemi më njohje të pavarësisë së Kosovës dhe kjo është shumë shqetësuese. Diplomacia e BE, është e fokusuar në luftën në Ukrainë”
I pyetur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi Hajrizi theksoi: “Sot ka pasur takime zyrtare më zonjë Kallas, dhe ajo sapo ka marrë mandatin. Nga regjimi rus zonja Kallas është person non grata. Njerëzit janë lodhur nga dialogu që nga 2011 dhe asgjë nuk është arritur dhe ende vazhdon. Me zonjë Kallas si emisare e re, që do të ketë mandatin”
/abcnews.al/