Kosova nuk u përfshi në axhendën e KiE/ Jakaj:Shkak neglizhenca e Kurtit dhe Gërvallës. Canaj: Humbi një mundësi të madhe

schedule16:25 - 17 Maj, 2024

schedule 16:25 - 17 Maj, 2024

Kosova nuk u përfshi në agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës. Lidhur me këtë diskutuan këtë të premte në emisionin “Ballkan Update”, diplomati Blerim Canaj dhe Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Canaj tha se Kosova është peng i kryeministrit Albin Kurti, pasi humbi një mundësi të madhe.

Ndërsa, Jakaj u shpreh se gjithçka ndodhi për shkak të neglizhencës së Kurtit dhe ministres së Jashtme Gërvalla.

Canaj: Të them të drejtën kjo loja me një draft që do ta përgatisim vetë, është pritur që nuk do të mund të shitet aq lehtë, për shkak se këto tre vitet e fundit para ardhjes së draftit të asociacionit nga BE nuk është që nuk është pritur nga pala kosovare një ide se si pala kosovare e sheh asociacionin. Mirëpo ka qenë një fal neglizhence me shpresën se do të mund t’i iket kësaj teme, pikërisht për faktin që Lëvizja VV dhe Albin Kurti e ka pasur pikën kyç të fushatës, sidomos kur ka qene çështja e dialogut, asociacionit etj, duke u munduar të paraqesi ide të parëndësishme për ta, por që doli të jetë prioritet i prioriteteve. Edhe si duket qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti nuk mundën ta tejkalojë vetveten dhe të paraqesë një draft.

Jakaj: Faktkeqësisht ne sot duhet të festonim por kjo nuk ndodhi, në takimin e sotëm të Këshillit nuk ishte temë e renditur pranimi i Kosovës, për shkak të neglizhencës së kryeministrit Kurti dhe ministres së Jashtme. Kosova sot pati rastin për ta forcuar subjektivitetin ndërkombëtar dhe krejt kjo nuk ndodhi për shkak të qasjes së paprecendentë të kryeministrit Kurtit. Kosova përpara disa javësh e kaloi me sukses fazën e parafundit për anëtarësim në këtë mekanizëm, i mori votat e mjaftueshëm në Këshillin e Europës dhe kur të tre liderët politikë kryesorë në Kosovë, si presidentja, kryetari i kuvendit dhe kryeministri do i konfirmonin Këshillit të Europës se do të bëjnë hapa për këtë anëtarësim, kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, ministrja e Jashtme e dërgoi një letër skandaloze, pasi dukej sikur nuk ishte koordinuar me presidenten./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!