Kosova nuk ka plan se ku do t’i strehojë afganët

schedule21:46 - 18 Gusht, 2021

schedule 21:46 - 18 Gusht, 2021

Presidentja Vjosa Osmani ia ka dhënë dritën e gjelbër SHBA-së për pranimin e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë, mirëpo Qeveria e Kosovës ende nuk ka një plan konkret se ku do t’i strehojë. Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se Qeveria duhet dhënë një shpjegim më të gjerë për refugjatët.

Në kampin në Vushtrri aktualisht ndodhet KFOR-i francez. Mirëpo brenda tij ekziston mundësia që të strehohen edhe refugjatët të cilët pritet të vijnë nga Afganistani në Kosovë. Kështu është raportuar gjatë ditëve të fundit. Por, për këtë një punëtor brenda kampit në kushte anonime ka thënë për T7 se ky kamp nuk mund të bëhet shtëpia e afganëve.

Kjo pasi që në të nuk ka kapacitete dhe hapësirë për strehimin e tyre. Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dalë ende me një vendim se ku do të vendosen refugjatët. Por, sipas ekspertit të sigurisë ekzistojnë disa lokacione ku ata mund të gjejnë strehë.

E institucionet shtetërore kanë lajmëruar se të gjithë ata që vijnë do të verifikohen nga organet përgjegjëse. Mirëpo Ibishi thotë se verifikimi në këto kushte është i vështirë. Ibishit Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për t’i mbajtur refugjatët gjatë në Kosovë. Prandaj sipas tij Qeveria duhet të dalë dhe të tregojë se deri kur pritet të qëndrojnë ata këtu./ Gazeta Ekspres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!