“Kosova nuk humbet”, Haziri: Mini-Schengeni, ide e ish-presidentit Sejdiu

schedule22:40 - 19 Gusht, 2021

schedule 22:40 - 19 Gusht, 2021

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur se ideja për “Mini-Schengen” ballkanik, nismë e cila tashmë mban emrin “Ballkani i Hapur” vjen nga Prishtina.

Haziri u shpreh se ai e përkrah një ide të tillë, qëndrim ky i cili nuk është në linjë me partinë, me kushtin që kufiri i Kosovës të garantohet dhe të mos preket, shkruan Gazeta Express.

“Ideja për Mini-Schegenin Ballkanik është në fakt nga Prishtina. Ishte propozim i ish presidentit Sejdiu, e cila pastaj është përkrahur nga presidentja Jahjaga për qarkullimin e mallrave. Kosova nuk humbet në qoftë se garantohet kufiri. Ekziston një nevojë për protagonizëm në Ballkan,” tha ai në TV Dukagjini. /abcnews.al/