Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova, një pikë larg ëndrrës/ Trajneri Foda: Kush luan më fort dhe si ekip, do ta fitojë ndeshjen

schedule15:55 - 15 Nëntor, 2025

schedule 15:55 - 15 Nëntor, 2025

Atmosfera nuk do të jetë e njëjta, por kjo ka pak rëndësi. Kosova është gati që të gëzojë sërish tifozët e saj, si dhe të gjithë shqiptarë, me kalimin për herë të parë në plej ofin e Kupës së Botës.

Sonte në stadiumin “Stozhice” të Ljubljanës do të luhet sfida e parafundit në grupin eliminator B përballë Sllovenisë vendase, dhe “dardanët” ia dalin nëse marrin një pikë, pra kalojnë në plej of.

Skuadra e trajnerit gjerman, Franko Foda, u përgatit për duelin duke qenë e ndërgjegjshme sesa e vështirë do të jetë.

Sllovenia luajti më mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës dhe ishte pa fat që vetëm barazoi pa gola.

Foda e ka ndonjë mungesë, si portierin Muriç të pezulluar, ndonëse kapiteni Rrahmani pritet të kthehet nga dëmtimi, dhe të luajë titullar.

Tekniku gjerman flet kështu para ndeshjes.

“Që në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Sllovenisë u pa qartë që dy ekipet janë në të njëjtin nivel. Në këtë sfidë vendimtare do të jenë detajet. Ne jemi përgatitur shumë mirë e ndoshta mund të bëjmë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e kaluar. Kush do të ketë më shumë energji dhe do të jetë më shumë skuadër, do të fitojë”.

Sulmuesi kryesor, Vedat Muriqi, që besohet se do të jetë titullar bashkë me sulmuesin tjetër, Fisnik Asllani, pranon vështirësinë ndaj Sllovenisë.

Kosova ka 7 pikë pas 4 ndeshjeve, ndaj vetëm 3 të Sllovenisë, ndërsa Zvicra kryeson grupin me 10 pikë.

“Dardanët” do t’i mbyllin eliminatoret me duelin ndaj zviceranëve, në 18 nëntor në Prishtinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!