“Kosova nën sanksione, duhet të bëjë detyrat e shtëpisë”, Gerxhaliu: Fituesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, punë të madhe para

schedule17:39 - 11 Nëntor, 2024

schedule 17:39 - 11 Nëntor, 2024

Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu ka thënë se fituesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë do të ketë një punë të madhe përpara.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai u shpreh se Kosovës i janë bërë dëme të mëdha dhe raportortet me shtete aleate i ka në pikë kritike.

Gerxhaliu ka theksuar se Kosova është nën saksione dhe nuk duhet të ketë frikë nga Donald Trump, por të bëjë detyrat e shtëpisë.

“Zgjidhja e problemeve në Ballkanin Perëndimor besoj do të jetë prioriteti në politikën e Trump. Nga ana tjetër, Kosova nuk duhet të ketë frikë as nga Trump dhe as nga Biden, por duhet të bëjë detyrat e shtëpisë. Problemi nuk është Uashingtoni, Berlini, Londra dhe Brukseli. Problemi është Prishtina, fakti që kemi zgjedhje në Amerikë, kemi një president që Kosovën e gjen në masa dhe në sanksione e Bashkimit Europian. Besoj është një breng që raportet e Kosovës me shtetet aleate janë në pikën kritike.

Besoj që në shkurt ne do të kemi një qeveri të re, por cilado qoftë ajo qeveri do të ketë punë të madhe në 5 vjeçarin e ardhshëm, për ta kthyer Kosovën në pikën zero. Janë dëme të mëdha që i janë bërë Kosovës, por ky është realiteti, prandaj nuk duhet të fajësojmë të tjerët për dështimet tona. Në fund, koston më të madhe do ta paguaj qytetari i republikës së Kosovës nga kjo anarki, nga kjo arrogancë dhe nga kjo mungesë e koordinimit të një debati të mirëfilltë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!