Kosova në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Haradinajt

schedule12:10 - 22 Korrik, 2019

schedule 12:10 - 22 Korrik, 2019

 

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe qeverisë së tij, në vend kanë dalë opsione të ndryshme nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme apo qeveri teknike me kryeministër konsensual.

Tetë shtatori përmendet si data për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

Por presidenti Hashim Thaçi ende nuk i ka ftuar partitë politike për konsulta rreth datës së këtyre zgjedhjeve.

Partitë politike kanë shprehur vullnetin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por kjo ka gjasë të mos u pëlqej ndërkombëtarëve meqë  zvarritet vazhdimi i dialogut.

Sipas Mushkolajt për këtë arsye ndërkombëtarët mund të insistojnë në një qeveri teknike me kryeministër konsensual.

Derisa kryeministri në largim Ramush Haradinaj është duke vazhduar aktivitetet e tij në cilësinë e kryeministrit.

Ai sot ka marrë pjesë në inicimin për ndërtimin e bustit të sentorit Bob Dole në Prishtinë.  Nuk ka folur për dorëheqje e as për gjykatën special por ka ka garantuar miqësi të përjetshme me SHBA-në.

“Ne jemi të gëzuar që populli i Kosovës i drejtohet me shenjë falënderimi senatorin Dole, falënderojmë presidentin Trump për kujdesin, urojmë që miqësia me Amerikën të jetë e përjetshme”

Ndërkohë Kryetari PDK-së Kadri Veseli ka nisur përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme. Veseli ka mbledhur kryetarët e degëve të PDK-së,të cilëve u ka kërkuar formimin e shtabeve zgjedhore”, tha Dole.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të premten pasi që është ftuar për tu marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit nga dhomat e specializuara në Hagë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!