Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova në udhëkryq/ Haxhiu: Rama, idhull për Kurtin. Çupi: Politika e Kurtit kthen fenë në faktor politik

schedule21:03 - 29 Shtator, 2025

schedule 21:03 - 29 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu komentoi për ‘Real Story’ qëndrimin e Kurtit në krye të shtetit të Kosovës. Sipas Haxhiut, Shqipëria është europianizuar dhe se është larg Ballkanit. Haxhiu shtoi ndër të tjera, se Kurti e sheh modelin politik të Ramës si idhull.

“Shqipëria është europianizuar dhe është larg Ballkanit, deri diku dhe Mali i Zi. Rama me diskursin potent që ka dhe lidhjet në BE, e ka krijuar një dëshirë të Kurtit që t’i ngjajë atij. Kjo duket si një përrallë e një gazetari, por Kurti e ka projektuar gabim rrugën e tij politike.

Ky është deluzioni politik, e ka pikën e rrezikut për të gjithë ne bashkë. “

Analisti Frrok Çupi tha për ‘Real Story’ se Kurti që në nisje të qeverisjes së tij ka ndjekur një politikë të mjergullt që bazohet në islamizmin politik.

“Problemi me Shqipërinë e kanë se është në Europë.

Qeveria e Kosovës po godet në brigjet e BE sepse nuk e pranojnë. Kurti prej fillimit ka ndjekur një politikë të mjergullt, e udhëhequr nga islamizmi politik. E kthen besimin në faktor politik.

Nëse do vazhdohet kështu qeveria do dominojë Kosovën dhe nëse do të ketë një qëndrim ndaj Shqipërisë si një breg i Europës, VetëVendosja do të jetë si një front për të ndërtuar një politikë të islamizmit që mund të jetë politik për të mbajtur pushtetin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!