Kreu i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna i ftuar në ‘Money Report’ komentoi situatën e fundit në aspektin politik në Kosovë i cili po prek edhe ekonominë dhe sipërmarrjen.
Dështimi për herë të 11-të të konstituimit të Kosovës, sipas Rafunës sjell sfidën më të madhe atë të energjisë elektrike. Sipas tij, dalja në treg të lirë të bizneseve sjell situatë të vështirë duke çuar në mbylljen e bizneseve.
“Sfida më e madhe që kemi si rezultat që nuk kemi kuvend është çështja e energjisë elektrike. Bizneset anëtare të Odës kanë nisur të marrin ofertat e para për energjinë elektike, oferta e parë është 225 për qind më shtrenjtë. Kjo nënkupton që për 97 biznese prodhuese është hera e fundit që do të mbyllen sese nuk e përballojnë daljen në tregun e lirë. Nëse do e kishim qeverinë dhe kuvendit do të kishim komisionet funksionale.
Për katër muaj kemi pasur rënie të eksporteve dhe nëse do të dilnim në treg të lirë do të kishim rënie. Kosova po kalon periudhën më të vështirë që pas 2008, po vuajmë për reforma për thithjen e investimeve të huaja, për reforma të thella në politika fiskale apo dhe për subvencionimet e kredisë.
Prodhimi sjell rritje ekonomike, ul papunësi dhe ndryshon bilancin e mallrave.” / abcnews.al

