Kosova në “ngërç” politik, dështon për herë të 12-të konstituimi i Kuvendit

schedule10:56 - 7 Maj, 2025

schedule 10:56 - 7 Maj, 2025

Për të dymbëdhjetën herë me radhë ka dështuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari deklaroi se procesi ka mbetur pa zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Ai po ashtu kërkoi nga subjektet politike të propozojnë kandidatët për komisionin zgjedhor për kryetaren e Kuvendit, ndërsa PDK, LDK, AAK, Lista Serbe refuzuan të propozojnë kandidatët.

Seanca do të vazhdojë pas 48 orësh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!