Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në seancën e katërt pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Lëvizja Vetëvendosje të dielën propozoi tre emra në tentimin e tretë për konstituim të parlamentit.
Votat për kryetar Kuvendi nuk i morën ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe as deputeti Dimal Basha.
Ende nuk dihet se kush do të jetë kandidat të cilin sot do ta propozojë VV-ja për postin e kryeparlamentarit.
/ abcnews.al/

