Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka shpallur 9 shkurtin ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi i kreut të shtetit është marrë në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar.
Në njoftimin e presidencës për mediat thuhet se flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare.
Ajo do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare./abcnews.al