Analisti Rid Berisha i ftuar në programin ‘Ballkan Update’ komentoi pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare në një valë të tensionuar gjeopolitike. Berisha tha se Kosova mjaftohet më pak dhe se askujt nuk i bën përshtypje ngërcci i krijuar. Më tej, Berisha shtoi se Kosova duhet të jetë e përgatitur për një takim me Trump që mund të ndodh shumë shpejt.
“Koha është që Kurti të mendoj si të bëj justifikimin pse e rrëzoi marrëveshjen në 4 shtator.
Po përpiqet që të zbarkojë te vëmendja e presidentit Trump. Sot SHBA ka një president shumë vendimarrës dhe njëkohësisht të paparashikueshëm, por Kosova po mjaftohet kush po rrëzon i pari tjetrit. Kush e merr fitoren e dorëzimit këto 5 muaj në këtë ngërcc. Askujt si bën përshtypje kjo. Nuk ka Kosova plan A, B ose C, nëse Trump thotë që duhet të rikthehet marrëveshja, nëse mendon që të dyja vendet kanë ngecur, thotë që Brukseli nuk po imponon vullnetin politk të bind Kosovën dhe duket se përfshirja e tij duhet të jetë ultimative.
Kosova duhet të jetë e përgatitur në një takim me Trump, mund të ndodh shumë shpejt.” / abcnews.al

