Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kosova mbrohet në Novi Pazar/ Tifozët e ekipit serb kundër thirrjes “Kosova është Serbi”

schedule13:19 - 26 Korrik, 2025

schedule 13:19 - 26 Korrik, 2025

Gjithçka nisi pa filluar ndeshja.

Skuadra polake Jagiellonia do të luante këtë javë në Serbi ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Konferencës, veçse qyteti ku do të mbahej sfida quhej Novi Pazar dhe krahina Sanxhak.

Pikërisht aty ndodhi një përplasje që tronditi vendin ballkanas, pasi tifozët polakë thirrën “Kosova është Serbi”, ndërsa tifozët vendas, me pasaporta serbe, por të besimit mysliman, reaguan edhe me vërshëllima e thirrje kundërshtuese, por edhe në mënyrë të dhunshme.



Disa prej tyre sulmuan tribunën e mbyllur si kafaz ku ndodheshin ultrasit e Jagiellonias, dhe njëri arriti të goditje tifozët rivalë, ndërsa një tjetër u ndalua nga policia pa arritur të kalojë gardhin.

Se çfarë pritej në Novi Pazar e kishin bërë të qartë huliganët e klubit polak me mesazhin e tyre në rrjetet sociale përpara ndeshjes.

Në një postim në Instagram, ata komentuan se po shkonin ne një vend, për të cilin edhe serbët ndiheshin të turpëruar, me mbi 82 për qind të banorëve të besimit mysliman, dhe që duan më shumë Bosnjën, Turqinë dhe Shqipërinë.

Mediat serbe nuk I dhanë shumë vend këtij skandali, ose e komentuan si përplasje huliganësh, pa theksuar shumë se cili ishte shkaku, ndonëse pati media të tilla si “sportal”, apo “telegrafi” që e përshkruan më qartë ngjarjen.

Jagiellonia fitoi 2-1, por gjithsesi jehona është që thirrjet “Kosova është Serbi” u kundërshtuan brenda kufijve të Serbisë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!