Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova, marrëdhënie të ngrira me BE e SHBA”/ Maliqi: E izoluar dhe nën sanksione!

schedule17:26 - 25 Shtator, 2025

schedule 17:26 - 25 Shtator, 2025

Kosovë- Analisti Agon Maliqi komentoi në emisionin “Ballkan Update” në ABC News zhvillimet politike në Kosovë.

Gjatë intervistës, analisti nënvizoi se Kosova ndodhet në momentin e saj më të vështirë në arenën ndërkombëtare dhe se ka marrëdhënie të ngrira me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu theksoi se Kosova vijon të jetë e izoluar dhe nën sanksione.

“Kosova ndodhet në momentin e  saj më të vështirën në arenën ndërkombëtare. Ka marrëdhënie të ngrirë me BE për shkak të masave kufizuese. Deklarata nga ambasada sinjalizon njëlloj acarimi mes marrëdhënieve. Edhe në rajon marrëdhëniet nuk janë më të mirë. Përfshirë edhe me Tiranën, le ta quajmë një “luftë e flotë”. Duke pasur parasysh sfidat dhe shqetësimet e sigurisë që ekzistojnë kjo e bën edhe më të brishtë shtetin e Kosovës”, tha ai.

Më tej shtoi se vendi është pa institucione dhe se sipas tij Kurti duhet të pranojë koalicionin qeverisës.

Alternative e vetme është që ky Kuvend në momentin që konstituohet që pritet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, momentin që Kurti merr mandatin për të formuar qeverinë, atëherë fillon ora. Ose do kemi qeveri ku duhet të bashkëqeverisë me dikë…Duhet të jetë me një parti të madhe që mund të prodhojë njëlloj shumice. Por për momentin duket sikur zgjedhjet e parakohshme duket sikur janë opsioni më i mundshëm”, përfundoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!