Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

schedule07:45 - 8 Shtator, 2021

schedule 07:45 - 8 Shtator, 2021

Në tremujorin e dytë të këtij viti në Kosovë qëndruan më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra. Sipas Agjencisë së Statistikave në këtë kohë numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 60 mijë e 884, prej tyre 36.22 për qind janë vendor

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se Kosova kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra në tre mujorin e dytë të vitit 2021

Në njoftimin e ASK-së ku janë publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë thuhet se numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 60 mijë e 884, prej tyre 36.22 për qind janë vendorë dhe 63.78% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94,148, prej tyre 36.68% nga vendorët dhe 63.32% nga të huajt.



“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 22 340 vizitorë dhe 35 403 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”, ka treguar ASK.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017 – 2020.

Në tremujorin e dytë të vitit pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës teksa numri i vizitorëve është 60 mijë e 884.

“Në TM2 2021 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është 60 884 prej tyre 36.22% janë vendor dhe 63.78% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94 148 prej tyre 36.68% nga vendorët dhe 63.32% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka regjioni i Prishtinës me 22 340 vizitor dhe 35 403 netqëndrimi”.

Prej tyre 36.22 për qind janë vendorë dhe 63.78 për qind janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94 mijë e 148, prej tyre 36.68 për qind nga vendorët dhe 63.32 për qind nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 22 mijë e 340 vizitorë dhe 35 mijë e 403 net-qëndrime.

Në vitin 2020 numri i vizitorëve vendor është zvogëluar për 38.77% në raport me vitin 2019, netqëndrimet e vizitorëve vendor janë zvogëluar për 32.63%. Sipas ASK kemi ulje te vizitorët e jashtëm për 51.95%, kurse net-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë ulur për 52.50% ne raport me vitin 2019. /Monitor

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!