Kosova jep “ok”, Gëzim Çela do të ekstradohet në Shqipëri

schedule16:23 - 27 Shkurt, 2024

schedule 16:23 - 27 Shkurt, 2024

KOSOVË- Autoritetet në Kosovë kanë dhënë “ok” për ekstradimin e Gëzim Çelës në Shqipëri. Lajmin e konfirmoi Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, e cila thotë se ekstradimi I tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar.

Sipas Ministrisë, Gëzim Çela, i njohur si “baron” I drogës është shprehur pro ekstradimit drejt Shqipërisë.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shtator të 2015 dënoi Çelën me 10.8 vjet burg për disa vepra penale si; “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja  e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gëzim Çela, ish-punonjës policie, u arrestua në Kosovë në dhjetor të viti 2023.

Detajet dhe procedura e publikuar nga Ministria e Drejtësisë: 

Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se: Shtetasi Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela, i biri i Xhemal dhe i Fatime, lindur më 07.04.1968, në Krujë, do të ekstradohet nga Kosova në Shqipëri.

Ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar, dhe në vijim të komunikimit mbi këtë kërkesë për ekstradim, Ministria e Drejtësisë të Kosovës, me emailin e datës 26.02.2024, ka përcjellë njoftimin e autoriteteve kosovare të drejtësisë mbi vendimin Nr. 05179662, dt. 11.01.2024 të Gjykatës Themelore në Ferizaj/ Kosovë, për lejimin e ekstadimit të thjeshtuar këtij shtetasi, për shkak se ky shtetas ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Kërkesa për ekstradimin e shtetasit të lartpërmendur bazohet në:

-Vendimin Nr. 110, datë 08.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”,  parashikuar nga nenet 283/a, 28, 333/a  dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

-Vendimin Nr. 102, datë 30.09.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë,  i ndryshuar me Vendimin Nr. 121, datë 07.12.2015, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda për dënimin e tij me 10 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale   “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja  e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 2283/2, 278/3 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!