Kosova është njëra nga të pakta vende që nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë të SHBA-së. Një lajm i tillë është konfirmuar sot edhe nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Lidhur me këtë analisti Enver Bytyqi është shprehur se marrëdhëniet mes Kosovën dhe SHBA janë të mira, por jo çdo shtet duhet të marrë pjesë në këtë samit.
“Nuk ka përplasje me Amerikën. Vjosa Osmani është aty për marrëdhëniet e shkëlqyera për SHBA. Kjo lënie jashtë samitit është e natyrshme. Dhe nuk do jenë të gjitha shtetet e botës pjesë aty” tha Bytyqi.
Ndërkohë për diplomatin Agim Nesho, Kosova duhet të reflektoj për refuzimin e çështjes së gazit.
“Mendoj që nëse ka një lidership demokratik është ai i Kosovës. Nuk e kanë ftuar se është një ekip në bazë të presionit dhe influencës. Se nuk është logjike. Se përpara një regjimi autokrat, si i Tiranës duhej të ishte Kurti atje. Refuzimi i çështjes së gazit. Do jetë reflektim ndaj një veprimi që nuk ka qenë i përshtatshëm. Është një mundësi që Kosova të reflektojë. E thash që Kurti dhe qeveria në Kosovë është demokratike.” tha Nesho.
Ndërkohë për Mentor Nazarkon kjo ka ardhur me arsye të politikës së jashtme. /abcnews.al/