Kosova, Gliha: Zhegrovës i thashë shëno tre gola dhe mbylli gojën

schedule15:45 - 9 Tetor, 2023

schedule 15:45 - 9 Tetor, 2023

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha foli në konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes së datës 12 tetor ndaj Andorrës në transfertë. Tekniku slloven i Dardanëve u shpreh se në këtë grumbullim ka shumë mungesa dhe pritet t’i japë besim lojtarëve nga Superliga e Kosovës ndërsa sqaroi edhe episodin në Rumani me Edon Zhegrovën.

Mungesat? “Mungojnë shumë lojtarë, janë disa lojtarë nga Superliga e Kosovës, por kjo është një mundësi për lojtarët e rinj dhe pas ndeshjes mund të flasim më shumë për atë që shohim në fushë nëse ata do të na bindin apo jo”.

Çfarë ndodhi me Zhegrovën në Rumani? “Të gjithë lojtarët po flisnin, nëntë kartonë të verdhë. Me siguri nuk keni parë shumë ndeshje që jepen nëntë kartonë të verdhë. Muriqi nisi të fliste, Zhegrova nisi të fliste po ashtu dhe kisha frikë se do të ndëshkohej, të gjithë ishin të emocionuar dhe me nerva. E mora më vete dhe i thashë shëno tre gola dhe jepu përgjigje atyre që kontestojnë”.

A është koha e duhur për fitoren e parë? “Mund të them se kemi një skuadër komplet të re, Andorra ka dalë 1-1 me ne, Zvicra ka fituar 2-1, me Izraelin për 60 minuta ishin 1-1, ndaj ata janë një skuadër shumë e vështirë. ata luajnë në mbrojtje, si “catenaccio”.

Për mua është e rëndësishme që lojtarët që nuk kanë luajtur deri tani dhe që vijnë nga Superliga e Kosovës, të tregojnë më të mirën sepse kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi”.

Kemi disa probleme në sulm, ne zakonisht luajmë me dy sulmues. Do të shohim si do të përshtatemi. Besoj e keni parë ndeshjen ndaj Zvicrës, aty luajti Korenica. Ai luajti sepse u tregua shumë i zoti në stërvitje, jo sepse e kërkuan gazetarët.

Mosgrumbullimi i Sahitit- “Sahitin e njoh mirë se kam miq në Kroaci, ka shënuar tre gola në tetë muaj dhe na duhen lojtarë që shënojnë. Në këtë pozicin kemi shumë lojtarë, Krasniqi, Zhegrova dhe për momentin nuk mund të jetë, por është lojtar i mirë.

Ka shumë lojtarë të dëmtuar dhe të tjerët kanë mundësinë, për ata është një mundësi e shkëlqyer. Këtu është kombëtarja dhe vetëm më të mirët luajnë. Është e vështirë të luash në kombëtare ndaj ata kanë një mundësi tani”, u shpreh Gliha./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!