Kosova favorite, kompanitë e basteve japin verdiktin e tyre

schedule15:08 - 12 Tetor, 2021

schedule 15:08 - 12 Tetor, 2021

Përfaqësuesja e Kosovës luan sonte kundër Gjeorgjisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.

Dardanët luajnë këtë ndeshje për qefin e tyre sepse nuk kanë gjasa që të kualifikohen në kampionatin botëror “Katar 2022”.

Pavarësisht gjithçkaje përfaqësuesja kosovare do të tentojë fitoren duke marrë parasysh se edhe në ndeshjen e parë të luajtur kundër gjeorgjianëve kanë fituar më gol të Muriqit.

Edhe kompanitë e basteve e shikojnë Kosovën favorite në këtë sfidë, duke iu dhënë më shumë zemër lojtarëve.

Kompania Bet365, e shikon Kosovën favorite duke e kuotuar 2.15 për të fituar, Gjeorgjisë i vë kuotën 3.75, ndërsa barazimi vlerësohet me kuotën 3.10.  Edhe kompanitë e tjera të basteve e shikojnë Kosovën favorite në këtë ndeshje.

 

 

Kujtojmë se në grupin B kryeson Spanja me 13 pikë, Suedia me 12 pikë, ndërsa  Greqia me 9 pikë mban vendin e tretë në grup, Kosova me 4 pikë  të grumbulluara deri tani në këto kualifikuese, kurse në fund është e pozicionuar Gjeorgjia me vetëm 1 pikë.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!