“Kosova është Shqipëri”, Stresi del në protestë në gjendje jo të mirë shëndetësore

schedule17:23 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 17:23 - 20 Dhjetor, 2021

Prej një ore, mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berisha kanë dal të protestojnë kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Në një moment, disa prej tyre i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë. Pas këtij veprimi ata kanë bërë thirrje anti Serbisë dhe anti nismës së Ballkanit të Hapur.

Këto pamje i ka publikuar në Instagram, edhe reperi i njohur Stresi, i cili në këtë mënyrë ka konfirmuar se është bërë pjesë e protestës.

“Kosova është Shqipëri”, ka shkruar ai krahas videos.

Kujtojmë që pak orë më parë, reperi njoftoi se ka anulluar xhirimet e videoklipit, pasi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

LEXO EDHE: Stresi në gjendje jo të mirë shëndetësore, a do të jetë krah Berishës sot në protestë?

Mesa duket, Stresi edhe pse i sëmurë, ka vendosur që si çdo herë tjetër të dal të mbështes Berishën.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!